Një e përditshme e njohur zvicerane, Neue Zuercher Zeitung, ka vendosur t’i kushtojë një shkrim anijes ‘Vlora’, në 25-vjetorin e mbërritjes së saj nga Shqipëria në Itali.
Teksa ne në Shqipëri i harrojmë ndonjëherë ngjarjet e rëndësishme, gazetari Andreas Reich shkruan se pavarësisht urdhrit të rojës bregdetare italiane për të mos lejuar asnjë anije shqiptare në brigjet italiane, anija ‘Vlora’, e shkatërruar dhe e tejmbushur, mbërriti në Itali më 8 gusht të vitit 1991.
Mendohet se në bord ishin 10 mijë shqiptarë.
Ata nuk u lejuan të lënë portin dhe kjo u shoqërua me trazira.
Italia vendosi t’i deportojë shqiptarët, pavarësisht kritikave të forta ndërkombëtare, sidomos nga Amnesty International.
Historia e anijes ‘Vlora’ është përdorur gjerësisht kohët e fundit, në kuadrin e krizës së refugjatëve.
Disa politikanë të ekstremit të djathtë në Evropë e kanë përdorur qëllimisht dhe mënyrë manipulative për të ilustruar atë që e pret Evropën nga vala e emigrantëve.