Lajme

FOTO/ Mira Kazhani i përgjigjet Bleona Qerretit: Nuk kemi përse deshifrojmë kodet e tua

By Vizion

September 13, 2016

Revoltimi i Bleonës rreth lajmeve të dy ditëve të fundit duket se kanë tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve, midis tyre dhe të gurave të njohura si gazetarja Mira Kazhani.

Pasi Bleona komentoi “A do të na i jepni ato dy mijë eurot që na keni borxh apo të  fillojmë të bërtasim ne?” në fotografinë e Rozana Radit, mediat aluduan se ekzistonte një konflikt midis saj dhe stafit të “Your Face Sounds Familiar” Mirëpo vetë Bleona reagoi ditën e sotme duke e quajtur këtë si “një telenovelë e sajuar nga mediat “ si dhe gjithashtu duke thënë se marrëdhëniet e saj me Tv Klan janë të shkëlqyera. Mirëpo pak minuta pas deklaratës së saj, ka qenë gazetarja Mira Kazhani ajo që nëpërmjet një komenti i ka dhënë Bleonës një mësim. “Asnjë gazetare në asnjë vend të botës s’e ka për detyrë të dekriptojë kodet midis dy mikeshave të famshme…Ti mund të kesh bërë shaka, mund të kesh shkëmbyer kode dhe uroj që në mëngjes sot t’ja ketë vlejtur që bashkë me vëmendjen të kesh marrë dhe 2 mijë euro, pse jo!…” shkruan Kazhani./Anabel/