Showbizz

FOTO/ Mes Alban Dudushit dhe gruas së tij futet një ‘i tretë’… Ja ku kush është ai!

By Vizion

September 18, 2016

Gazetari Alban Dudushi është një ndër më të njohurit në mediat shqiptare. Por pak e dinë që ai është i ndarë nga gruaja e parë me të cilën ka një vajzë dhe tashmë është i martuar për të dytën herë me njërën prej vajzave bukuroshe, e cila herë pas here është e ftuar si ‘opinioniste’ në emisionin e tij, “Top Show”, shkruan SYRI.net.

Bëhet fjalë për Bieta Sulon. Ata shpesh herë kanë lënë të kuptojnë se marrëdhënia e tyre është shumë e fortë dhe herë pas herë ndërmarrin udhëtime së bashku për fundjava apo pushime.

Por sot Bieta ka publikuar në profilin persona të saj në rrjetet sociale një fotografi të tyre, e shkëputur nga këto udhëtime. Dhe mes tyre shfaqet një personazh i pazakontë, një qen i vogël, i cili me shumë gjasa është qeni i familjes. /SYRI.net/