FOTO/ Mediat e huaja shkruajnë për dasmën e Princ Lekës dhe Elia...

FOTO/ Mediat e huaja shkruajnë për dasmën e Princ Lekës dhe Elia Zaharias

510
0

Ata konsideron si një çift mjaft interesant. Princ Leka II dhe Elia Zaharia kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë në 8 tetor.

Dasma e tyre mbreterore është konsideruar mjaft interesante edhe nga mediat e huaja të cilat i kanë dedikuar Elias dhe Princ Lekës artikuj të veçantë. Aktorja ka publikuar disa nga revistat e huaja në të cilat çifti simpatik është bërë pjesë.

E fundit e cila i ka bërë ata pjesë të kopertinës, është revista prestigjoze franceze ‘Point De Vue’. Ndër revistat e huaja që kanë shkruar për dasmën mbretërore shqiptare janë: ‘Paris Match’, ‘DAM’, ‘Kungliga’, etj.

Dashuria e tyre e ka zanafillën në vitin 2008, ndërsa data e martesës 8 Tetor, ka edhe një domethënie të veçantë për familjen mbretërore. Në këtë datë është edhe ditëlindja e Mbretit ‘Zogu I’.