FOTO/ Mbi 1500 euro falso po kalonin kufirin për në Greqi, zbulohen...

FOTO/ Mbi 1500 euro falso po kalonin kufirin për në Greqi, zbulohen në trupin e një beratasi

536
0

edited_1472025206095

Zenel Çeno nga Berati, i moshës 45 vjeç, po kalonte kufirin më këmbë për në Greqi nga fshati Vërnik i Devollit, por është pikasur nga patrulla e kufirit dhe është arrestuar.

Kalimi i kufirit ilegalisht ka qënë problemi më i vogël për Çenon, sepse situata u bë serioze kur ai u kontrollua fizikisht dhe iu gjetën me vete 1518 euro, që u dyshuan si të falsifikuara.

Policia Kufitare e Korçës e arrestoi 45-vjeçarin nga Berati, që tentoi të kalonte ilegalisht kufirin me kartëmonedha të të falsifikuara.

Nga hetimi i kartmonedhave, doli se 420 euro ishin të falsifikuara.

Veç kësaj, Zenel Çeno rezultonte i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat, me urdhër ndalimi më datë 22.07.2016, për “Vjedhje”.

Kësisoj, dosja e tij  i kaloi Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Falsifikimi i monedhave” parashikuar nga neni 183 i Kodit Penal.