Pas kapjes së ngarkesës me mbetje të rrezikshme në portin e Vlorës, ditën e sotme Prokuroria e këtij qyteti ka vendosur bllokimin e tragetit të linjës Brindisi-Vlorë, deri përfundim të hetimeve për të përasktuar llojin dhe sasinë e lëndës së rrezikshme. Prefekti i qarkut Vlorë Flamur Mamaj së bashku me policinë kufitare dhe autoritetin portual kanë inspektuar tragetin ku u gjeten mbetjet. Mamaj theksoi që po pritet përfundimi i hetimeve për të saktësuar se për çfarë mbetjesh bëhet fjalë dhe rrezikshmërinë e tyre.
Sekuestrimi u be diten e djeshme, 20 shkurt 2020.
Policia e Shtetit ditën e djeshme njoftoi se ishte finalizuar operacioni policor i koduar “Amiant”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Xh., 65 vjeç, banues në Vlorë
- Ç., 28 vjeç, banues në Vlorë
- G., 48 vjeç, banues në Vlorë
- T., 71 vjeç, banues në Vlorë
- Ç., 55 vjeçe, banuese në Vlorë
- K., 45 vjeç, banues në Vlorë
Gjatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës Brindisi – Vlorë dhe konkretisht në pjesën fundore të garazhit, është gjetur dhe sekuestruar me cilesinë e provës materiale një sasi e papërcaktuar mbetjesh të ndaluara e të dyshuara të rrezikshme, për të hyrë në Republikën e Shqipërisë.