Tërmeti katastrofik me magnitudë 6.4 ka marrë të paktën 39 jetë njerëzish në Thumanë dhe Durrës.
Mes viktimave është edhe Eviola Broshka, 28-vjeçarja që u nxor e pajetë nga rrënojat e hotel “Miramare” të Durrësit. Mësohet se e reja punonte si balerinë dhe njihej me emrin e artit si “Evi Kardashian”
Të afërmit e saj kanë dërguar informacione dhe mesazhe në “JOQ”, ku tregojnë se e reja punonte balerinë dhe me emrin e artit njihej si “Evi Kardashian” dhe e paragjykonin shumë njerëzit për faktin se kërcente në tallava.
E afërmja shton më tej në mesazhe se e reja me origjinë nga Elbasani, e bënte këtë punë pasi kishte të ëmën e sëmurë d
“Pershendetje te gjithe shqiptareve! Dhimbja eshte e krejt Shqiptarise! Zoti eshte ai qe cakton fatet tona i lutemi zotit qe te bej mrekullirat e jo trazira! Dua t’ju informoj mbi vajzen me emrin ‘Evi Kardashian’! Vajza quhet Eviola Broshka nga Elbasani e vetme ne tirane pasi ka vetem te emen e cila eshte e semure! Evi punonte per te kuruar te emen por nuk ja doli dot !
Punen e saj te gjithe e paragjykojen por shpirtin askush nuk ja gjykon dot. Me dhimbje per gjithe Shqiptaret ti lutemi zotit qe jetet e humbura te prehen te qeta ne parajs ! Durim per te gjithe Shqiptarine!” shkruhet në mesazh.