FOTO/ Kjo është kështjella prej rëre më e lartë në botë 09:02,...

FOTO/ Kjo është kështjella prej rëre më e lartë në botë 09:02, 11/06/2019 Ka një ndërtesë të re në Binz, Gjermani, një mrekulli arkitekturore e mbushur me kulla, nivele të shumëfishta dhe një vend vërtet për t’u pasur zili. Veçantia? Është e gjitha prej rëre. LEXO EDHE: A flisni me veten? Shkenca thotë se po bëni gjënë e duhur Në Festivalin e Skulpturave të Rërës në Binz, në ishullin Ruegen të Detit Baltik, një strukturë me rërë prej 17.66 metra lartësi, ka kapur rekordin botëror për kështjellën më të lartë prej rëre të ndërtuar ndonjëherë. Kështjella prej rëre ka filluar ndërtimin që në muajin maj, duke u shkallëzuar gradualisht dhe duke kaluar një rekord të arritur nga Duisburg, gjithashtu e ndërtuar në Gjermani, në vitin 2017 e cila ishte 16,68 metra e gjatë. Konkursi i kështjellës prej rërë ka qenë një tipar vjetor në kalendarin social të Binz që nga viti 2010 dhe çdo vit, turistët dynden për të parë skulpturat e rërës rreth plazhit të Binzit. Qyteti gjerman është një vendpushim bregdetar i njohur për plazhet e saj ranore por rëra e përdorur për konkursin vjetor aktualisht importohet nga Holanda, sepse duket se është më e lehtë për t’u punuar. Niveli i detajeve në kështjellën e rërës Binz është i pabesueshëm, i ngjan një qyteti në “Game of Thrones”, me një dragua në këmbët e tij dhe muret që rrethojnë ato.

615
0

Ka një ndërtesë të re në Binz, Gjermani, një mrekulli arkitekturore e mbushur me kulla, nivele të shumëfishta dhe një vend vërtet për t’u pasur zili.

 

Veçantia? Është e gjitha prej rëre.

 

A flisni me veten? Shkenca thotë se po bëni gjënë e duhur

Në Festivalin e Skulpturave të Rërës në Binz, në ishullin Ruegen të Detit Baltik, një strukturë me rërë prej 17.66 metra lartësi, ka kapur rekordin botëror për kështjellën më të lartë prej rëre të ndërtuar ndonjëherë.

 

 

Kështjella prej rëre ka filluar ndërtimin që në muajin maj, duke u shkallëzuar gradualisht dhe duke kaluar një rekord të arritur nga Duisburg, gjithashtu e ndërtuar në Gjermani, në vitin 2017 e cila ishte 16,68 metra e gjatë.

 

Konkursi i kështjellës prej rërë ka qenë një tipar vjetor në kalendarin social të Binz që nga viti 2010 dhe çdo vit, turistët dynden për të parë skulpturat e rërës rreth plazhit të Binzit.

 

Qyteti gjerman është një vendpushim bregdetar i njohur për plazhet e saj ranore por rëra e përdorur për konkursin vjetor aktualisht importohet nga Holanda, sepse duket se është më e lehtë për t’u punuar.

 

Niveli i detajeve në kështjellën e rërës Binz është i pabesueshëm, i ngjan një qyteti në “Game of Thrones”, me një dragua në këmbët e tij dhe muret që rrethojnë ato.