Lajme

Foto/ Ja si dukeshin Vip-at shqiptarë në plazh, 10 vite më parë

By vizional

August 11, 2019

Nëse kthehmi pas në kohë, shohim se sa shumë gjëra kanë ndryshuar. Rrjetet sociale kanë ndryshuar komplet sjelljet e njerëzve, duke i bërë të shfaqen gati në perfeskion.

Paparazzi i Panorama ka rikhyer në kohë fotot e disa vipave në plazh, realizuar para 10 vitesh. Këngëtarja Lindita Theodhori sfidoi mentalitetin e asaj kohe dhe i dhuroi publikut disa imazhe ndryshe. Fotot janë bërë në Vlorë,.

 

Ndërkohë, Zaimina Vasjari është filmuar në sheshxhirim në Gjirin e Lalëzit, gjatë përgatitjes së një klipi.

Arbana Osmani para 10 vitesh lexonte në plazh, nërsa Ingrid Gjoni  është fotografuar duke treguar gjithnjë me krenari trupin e saj.

Bleona Qereti është fotografuar në Dhërmi dhe siç shihet, në harkun e 10 viteve, ajo nuk ka ndryshuar fare.

Ami dhe Ermali janë fotografuar në Ksamil, duke bërë pushime low cost, po ashtu edhe Erisa Xhixho me bashkëshortin.

Ndërsa Nora Istrefi dhe Roberti janë filmuar në Dhërmi, shumë të shkujdesur dhe për qejfin e tyre.