Aktualitet

Foto/ Gjyqi ndaj Tahirit, dosja voluminoze transportohet me karrocë

By vizional

March 26, 2019

Dosja e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, e përbërë nga 53 fashikuj, është transportuar me karrocë në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Sot Tahiri është paraqitur në gjyakatë rreth orës 09:45 së bashku me avokatin e tij, Maks Haxhia. Prokurorët Dritan Prenci, Vladimir Mara dhe Arenc Çela po bëjnë parashtrimet e tyre dhe pritet të vendosin për procedimin penal. Më 28 shkurt, Prokuroria për Krime të Rënda mbylli hetimet dhe çoi dosjen e Saimir Tahirit në Gjykatë me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.