FOTO/ Gazetarja shqiptare ‘takohet’ me Kim Kardashin dhe Kanye West, ja çfarë...

FOTO/ Gazetarja shqiptare ‘takohet’ me Kim Kardashin dhe Kanye West, ja çfarë thotë për dyshen e famshme

477
0

7e680ad40c223464181d765635958665-1Kozeta Turishta, gazetarja shqiptare, që prej disa kohësh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka rastisur në të njëjtin teatër me yllin e serialit televiziv “Keep up with Kardashians”, Kim Kardashian. Ajo është përballur me të dhe bashkëshortin e saj, këngëtarin Kanye West në momentin që ata ishin duke dalë nga një teatër në Manhattan. Kozeta e habitur nga atmosfera e krijuar rreth tyre i ka fotografuar dhe më pas duke postuar fotot në rrjetet sociale ka theksuar se sa mospërfillës ka qenë çifti me fansat.

“Kim Kardashian një pëllëmbë mbi tokë. I shoqi po ashtu. Dhe një mospërfillje e akullt për fansat e saj, sa unë në atë moment që u gjenda aty, ajo po dilte nga një teatër në Manhattan. Ja goca ku e keni Kanye West, burrin e Kimit. Adoleshentët këtu i la zemra kur e panë, por çfarë të them, çdo gjë qenka me moshë. Kimi, Kimi, Kardashian, ja ku është si morri i vogël”, ka shkruar ajo.

1345e9cbb360b28380ac9bb8014ffd2b