Bukuroshja e ekranit duket e lumtur, derisa deklaron se ka zbuluar parajsën në tokë.
E kemi fjalën për Floriana Garon e cila na sjell foto intriguese nga ishulli Bali në Indonezi. Në disa foto të publikuara në instagramin e saj, bukuroshja e “Jo vetëm modë” shkruan se ka zbuluar parajsën në tokë, ndërsa vendi ku ndodhet duket se meriton vërtet të konsiderohet si i tillë.
Nuk dimë kush e shoqëron Florianën në këto ditë të nxehta pushimesh, pasi në fotot e publikuara shfaqet gjithmonë vetëm.