Detaje të reja nga aksidenti në autostradën Fier-Lushnjë, pranë rrethrrotullimit të Kolonjës i ndodhur dy netë më parë, ku automjeti tip “Mercedes Benz”, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Si pasojë, tre persona kanë mbetur fillimisht të plagosur. Ata u dërguan me urgjencë në spitalin më të afërt, por fatkeqësisht dy prej tyre nuk mundën dot të mbijetonin, ndërsa tjetri paraqitet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Kështu, krahas viktimës, Jorges Shabanaj 21 vjeç, i cili gjeti vdekjen, mbrëmë, fare pak orë pas aksidentit, në orët e para të mëngjesit të së martës, ka gjetur vdekjen edhe 18-vjeçari i plagosur, Alteo Shabanaj. Ndërkohë, në spital, në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndodhet 16-vjeçari Alban Doksani. Tre të rinjtë kishin qenë në Tiranë dhe po ktheheshin për në Roskovec.
Ngushëllimet nuk kanë munguar as nga bashkmoshatarët e dy të rinjve, të cilët i kanë dedikuar disa fjalë prekëse në një postim në faqen e shkollës ku ata mësonin.