Lajme

FOTO/ Berat, një festë të madhe tradite përcjellë nga të rinjtë

By vizional

March 30, 2019

Trashëgimia shpirtërore është kujtesë, identitet, kulturë. Ajo është sa tradicionale aq edhe bashkëkohore kur vjen si një festë të madhe tradite e shprehur në të gjitha format e saj nga nxënësit e shkollës 9 vjeçare “Sali Gjuka”, Urë Vajgurore.

Gojëdhënat e legjendat e Kalasë së Beratit dhe Urës së Goricës u interpretuan në formë dramatizimi. Rite dhe zakone të dasmës së rrethit përcollën vlerën shpirtërore të komunitetit.

Aktiviteti u ndoq nga prindër dhe gjyshër të cilët luajnë një rol tepër të rëndësishëm në përcjelljen e kësaj trashëgimie brezit të ri. Në përfundim nxënësit u vlerësuan dhe me certifikata.