Foto/Aksident në Tiranë, përplasen 4 mjete, njëra futet në lokal

Foto/Aksident në Tiranë, përplasen 4 mjete, njëra futet në lokal

421
0

Një aksident rrugor ka ndodhur pak çaste më parë tek “Komuna e Parisit” në Tiranë.  Në të janë përfshirë katër automjete, mes tyre edhe një makinë, e cila shërbente për mbledhjen e mbeturinave në kryeqytet.

 

Në foto e shkrepura nga “LSA” duken qartë pasojat e aksidentit, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Njëra prej makinave është përplasur me pemën duke e rrëzuar, dhe më pas ka përfunduar brenda lokalit duke vënë në rrezik edhe jetën e klientëve.