Aktualitet

Foto/ Aksident i frikshëm në ish-Bllok

By vizional

March 09, 2019

Dy automjetet janë përplasur “kokë më kokë” në ish-Bllok, në kryeqytet. Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova”, pranë urës së Lanës.

Automjeti tip “Golf”, me targa AA701 HJ është përplasur me një “Mercedez Benz S” me targa AA522TD.

Nga përplasja e fortë, njëra prej makinave ka përfunduar në murin e ambasadës ruse në Tiranë.

Fatmirësisht drejtuesit e dy automjeteve nuk kanë pësuar lëndime të rënda.