Formacioni i Partizanit në derbi, ja befasia nga Ilir Daja

Formacioni i Partizanit në derbi, ja befasia nga Ilir Daja

333
0

Partizani sfidën e radhës e ka kundër Tiranës, në derbin e kryeqytetit, i dyti i këtij sezoni dhe përgatitjet te të dyja skuadrat janë maksimale.

Mesfushori i Partizanit, Kordeiro Melo, pritet të jetë titullar në krahun e majtë të sulmit. 27- vjeçari është gjithashtu edhe golashënuesi më i mirë i Partizanit në derbi nga futbollistët aktualë, pasi ka shënuar 3 gola kundër bardhebluve. Por, gjithashtu, Melo ka edhe një statistikë negative në Superiore, pasi të vetmin karton të kuq e ka pikërisht kundër Tiranës.

FORMACIONI sipas panorama sport – Pjesa tjetër e skuadrës pritet të mos ketë shumë ndryshime. Alban Hoxha, kapiteni i skuadrës, do të jetë mes shtyllave. Rikthehet Idrizaj në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa Hakaj do të aktivizohet në të majtë. Në qendër, dyshja Bitri-Belica nuk kanë rivalë. Si ekran në mesfushë, do të aktivizohet Broja, ndërsa Mala dhe Murataj do të kompletojnë treshen e mesfushës. Në sulm, Jasir Asani do të pozicionohet djathtas, ndërsa në krahun e majtë, do të startojë braziliani Kordeiro Melo. Ndërsa maja e sulmit do t’i besohet sërish Solomonit, i cili u rikthye te goli në ndeshjen e fundit kundër Skënderbeut. Daja do të rikthehet te formacioni i tij i preferuar 4-3-3, duke iu larguar formacionit 4-1-4-1 që ka përdorur më së shumti.

FORMACIONI I MUNDSHËM I PARTIZANIT NË DERBI:

PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Belica, Bitri, Hakaj, Murataj, Broja, Mala, Melo, Solomon, Asani.