Formacioni i mundshëm i Shqipërisë në ‘finalen’ ndaj Bjellorusisë

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë në ‘finalen’ ndaj Bjellorusisë

319
0

 

 ‘Lufta’ për kreun e tabelës: Shqipëria e do fitoren me çdo kusht përballë Bjellorusisë

“Forca Shqipëria, do kthehem së shpejti”, ka shkruar mbrojtësi kuqezi. Në njoftimin e FSHF-së, dhe më tej të konfirmuar nga skuadra e Napolit, mbrojtësi do të qëndrojë në Shqipëri për të kryer karantinën, deri në momentin që do të rezultojë negativ dhe i gatshëm për të udhëtuar drejt Italisë. Mungesë e rëndësishme për finalen e edicionit, mirëpo trajneri Reja duket se e ka gjetur zëvendësuesin: Albi Doka, i cili ka dhënë garanci.

DOKA E GJASULA

Albi Doka do të jetë në rolin e titullarit në linjën e djathtë dhe Uzuni sërish në të majtë. Mbrojtësi i Goricas në Kroaci, ka dhënë garanci për trajnerin me paraqitjet e fundit me kuqezinjtë, duke bërë që sot të ketë shansin për të qenë në fushë nga minuta e parë. Gjithashtu, “Panorama Sport” mëson se Klaus Gjasula pritet të sakrifikojë. Bazuar në stërvitjet e fundit të kryera, lojtari me gjithë problemet në shpatull që nuk janë zgjidhur plotësisht, pritet të sakrifikojë si një “gladiator”, siç edhe është pseudonimi i tij.

FORMACIONI

Kapiteni Berisha në portë, pritet që përpara tij të ketë treshen Ismajli, Gjimshiti dhe Veseli. Përpara, Gjasula do të ketë në krahë një mes Laçit dhe Kallakut si dhe Memushajn. Nga krahët, Doka dhe Uzuni do të bëjnë fashat anësore. Në sulm, sërish Cikalleshi-Manaj. Numri një i Kombëtares, pritet të hedhë në fushë një formacion të konfirmuar dhe që ka gjetur balancat dhe garancitë e duhura, duke qenë se bëhet fjalë për një sfidë ku kërkohet patjetër fitorja.

STATISTIKA

Në këtë ndeshje, Edi Reja do të synojë fitoren e tretë radhazi. Italiani kërkon që të thyejë një “tabu” edhe për paraardhësit e tij, italianët De Biazi dhe Panuçi, duke qenë se diçka e tillë nuk ndodh që në vitin 2010. /PanoramaSport/