Formacioni i mundshëm/ Dede me sulm të frikshëm ndaj Partizanit

Formacioni i mundshëm/ Dede me sulm të frikshëm ndaj Partizanit

330
0

“Tirana do të futet në fushë për ta shijuar dhe për ta fituar derbin”. Kjo ishte fraza që theksoi trajneri Nevil Dede në konferencën e djeshme për shtyp. Pikërisht për këtë duket se numri një i stolit të brdhebluve ka përzgjedhur dyshen Seferi-Muçi për t’i vënë në vështirësi të kuqtë që nga minuta e parë. Me një sistem tashmë të kristalizuar, 3-4-1-2, Agustin Torasa do të duhet të ketë një rol të rëndësishëm si në furnizimin e dyshes sulmuese ashtu edhe në ndihmën për pjesën e mesfushës.

Kapiteni Batha do të jetë në qendër të mesfushës, përkrah Tolit, i cili me shumë gjasë fiton çdo dyshim krahas alternativave të tjera. Nga krahët, Ismajlgeci dhe Halili do të kenë detyra dyfish, si në mbështetje të sulmit, ashtu edhe në bllokim të inkursioneve të të kuqve nga krahët.

Gjatë gjithë javës, secili prej tyre bashkë me pjesën tjetër të skuadrës ka marrë këshillat specifike, si dhe detyrat e veprimet që duhet të kryejnë në të dyja fazat e lojës. Hoxhallari, Najdovski dhe Toshevski janë tashmë “diga” e konfirmuar para portierit Bekaj. Gjatë stërvitjes së fundit, para se ekipi të nisej në grumbullim, bardheblutë janë ndalur gjatë dhe te skemat e lojës, manovrat që do të përdorin sot në derbi si për daljen në sulm, ashtu edhe për mbrojtjen. Jo pak është punuar dje edhe për goditjet standarde.

Formacioni i mundshem i Tiranes :

TIRANA: Bekaj, Toshevski, Hoxhallari, Najdovski, Batha, Halili, Toli, Ismajlgeci, Torasa, Muçi, Seferi.