Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes ndërmjet Islandës dhe Shqipërisë e vlefshme për eliminatoret në Euro 2020.
Shqipëria luan ndeshjen e saj të parë nën urdhrat e Edoardo Rejas, i cili na ka befasuar të gjithë duke vendosur të luajë me skemën taktike 4-3-3.
Trajneri italian do të luajë me 3 sulmues duke ndryshuar modulin e lojës së kuqezinjve nga 3-5-2 në 4-3-3. Reparti i sulmit i është besuar Lenjanit, Cikalleshit dhe Balajt.
Kombëtarja ‘Kuq e zi’ futet në këtë takim për një rezultat pozitiv, me synimin që të mos mposhtet.