Forbes: Bill Gates, personi më i pasur në SHBA

Forbes: Bill Gates, personi më i pasur në SHBA

367
0

Themeluesi i Microsoft’it, Bill Gates, kryeson listën e të pasurve në SHBA, sipas të revistës “Forbes”. Pasuria e tij është 88.9 miliardë dollarë, duke e bërë Gates njeriun më të pasur në planet. Ai është njeriu më i pasur në shtetin e Uashingtonit. Në vendin e dytë është themeluesi i kompanisë së internetit Amazon, Jeff Bezos, i cili jeton në të njëjtin shtet, me një pasuri prej 83.3 miliardë dollarësh, përcjell albinfo.ch. Investitori më i pasur i “Nebraska”-s, Warren Buffett, ka një pasuri prej 76.2 miliardë dollarë. Banori më i pasur i Kalifornisë është themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, me 62.4 miliardë dollarë. Sipërmarrësi 33-vjeçar kryeson listën e biznesmenëve më të pasur të rinj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.