Këngëtarja e njohur shqiptare Eneda Tarifa e ftuar në emisionin “Treshat” ka rrëfyer edhe mbi marrëdhënien e saj me të bijën e saj, Arian.
Moderatorja është shprehur se për shkak të lodhjes nga puna, streset, rutina dhe axhenda e ngarkuar e saj, e ka çuar deri aty sa inatin t’ia nxjerrë të bijës.
Por menjëherë pas këtij momenti, ku për çudi, më fajtore Eneda quan veten sesa vajzën e vogël, ajo tregon se i kërkon falje Arias.
“Ndodh, por e marr dhe ia shpjegoj, madje shpesh i kërkoj edhe falje. Unë di të them më fal. Vajzës i kërkoj shpesh falje”, –është shprehur ajo.
Tarifa gjatë kësaj interviste foli edhe për një martesë të dytë, duke zbuluar se ajo vazhdon të besojë akoma në martesë.