Aktualitet

Fluturime drejt Italisë të hënën? Çfarë duhet të kini kujdes

By vizional

March 24, 2019

Për të gjithë shqiptarët, që të hënën do të fluturojnë drejt Italisë duhet të kenë kujdes. Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar njofton se sindikatat e punonjësve në shtetin fqinj, kanë paralajmëruar një grevë 4 orëshe nga ora 10.00 e paradites deri në 14.00. Si pasojë e kësaj greve pritet të krijohen vonesa të fluturimeve. AAC i këshillon pasagjerët që të kontaktojnë me kompanitë që kanë rezervuar biletën, për tu informuar për statusin e fluturimit para nisjes drejt aeroportit, në mënyrë që të shmangin pritjet e gjata.