Florjan Binaj bëhet baba për herë të tretë, por vëmendjen e të...

Florjan Binaj bëhet baba për herë të tretë, por vëmendjen e të gjithëve e mori emri i bukur dhe domethenës shqiptar që i ka vendosur të bijës

225
0

Aktori i njohur i “Portokalli”, Florjan Binaj, i ka surprizuar të gjithë sot në rrjetet sociale me një lajm të ëmbël. Ai ka bërë me dije se është bërë baba sërish dhe ka mirëpritur në jetë një vajzë.

 

Flori ka ndarë në Instagram foton e dorës së të voglës duke e shoqëruar me një këngë të vjetër polifonike. Mes rreshtave ai ka zbuluar se të bijës i kanë vendosur një emër të veçantë shqiptar: VJOSA.

 

Vlen të theksojmë se aktori ka qenë një zë i fuqishëm i nismës për kthimin e lumit Vjosa në Park Kombëtar dhe ka reaguar shumë herë publikisht për këtë gjë.

 

Ai ka treguar se është rritur në atë lumë dhe se është dashamirës i natyrës. Andaj, duket se edhe vajzës i ka vendosur emrin Vjosa për këto arsye.

 

“VJOSA lumturoi pafund sot mamin, babin dhe familjen Binaj. Faleminderit stafit të maternitetit Mbretëresha Geraldinë! Jetë të gjatë e vogla jonë”

 

Kujtojmë se Flori është baba dhe i një vajze dhe djali tjetër. Ne i urojmë jetë të gjatës gocës së sapoardhur në jetë dhe shumë urime për familjen e aktorit.