Fli në mes të New York, shkruan “The New York Times”

Fli në mes të New York, shkruan “The New York Times”

635
0

Gazeta prestigjioze “The New York Times”, i ka dhënë hapësirë një restuaranti në Bronx, që sikurse që ka emërtimin “Tradita”, po ashtu në këtë restorant ofrohet ushqim tradicional shqiptar. Më pronar Ramiz Kukaj nga Peja, “The New York Times”, shkruan edhe për specialitetin shqiptar, flinë, që po ashtu servohet në këtë restorant, dhe jo vetëm. Ramiz Kukaj, një shqiptar nga Peja, për herë të parë kishte menduar për restorantit “Tradita”, nëntë vite më parë, pasi djali i tij, atëherë 12 vjeç e kishte pyetur nëse ka ndonjë vend që t’i dërgonte shokët e tij në një restorant shqiptar, në mënyrë që t’i tregonte për traditën e popullit të tij, thuhet në këtë artikull, ku më pas shpjegojnë se si Ramiz Kukaj kishte shkuar në Pejë dhe kishte filluar të koleksiononte gjësende antike, në mënyrë që t’i shërbenin për restorantin “Tradita”, ku edhe ka jetësuar ëndrrën e tij, bashkë me dy partnerë dhe djalin e tij Kastriotin, tashmë 21 vjeç.