Lajme

Flet për herë të parë Jordyn, reagon Khloe. Gjithçka që duhet të dini mbi dramën e fundit në familjen Kardashian

By vizional

March 02, 2019

Jordyn Woods foli për herë të parë publikisht për skandalin e flirtimit me Tristan Thompson mbrëmjen e djeshme dhe pranoi se ai e puthi në buzë. 21-vjeçarja u shfaq në një intervistë me Jade Smith, ku tregoi anën e saj të historisë për lidhjen me ish-partnerin e Khloe Kardashian.

Ajo pranoi se shkoi në një festë në shtëpinë e basketbollistit:

“Ai më puthi mua… asnjë pasion, nuk u shty nga asgjë, thjesht më puthi. Nuk ishte një puthje me gjuhë”.

Ajo tregoi simpatinë e saj për Khloe-n dhe për mënyrën sesi ajo ka përballuar marrëdhënien me Tristan. Por Jordyn siguroi se nuk ishte ajo arsyeja që çifti u nda.

“Nuk jam një shkatërruese familjesh. Nuk do të lëndoja kurrë familjen e dikujt, sidomos të dikujt që e dua dhe që ka një vajzë të bukur. Nuk do të përpiqesha kurrë të merrja mashkullin e dikujt, nuk do të doja të isha në situtën e tjetrës. Thjesht lëndova kaq shumë njerëz duke mos u thënë të vërtetën. Nuk jam unë arsyeja që Khloe dhe Tristan nuk janë bashkë, tani e di që kjo situatë mund ta ketë bërë më të vështirë për të që të jetë me Tristan, por s’jam unë arsyeja”, tha Jordyn.

Menjëherë pas intervistës së Jordyn Woods, reagoi edhe Khloe Kardashian. 21-vjeçarja tregoi se nuk ishte ajo arsyeja e ndarjes së Khloe dhe Tristan Thompson. Por nga ana tjetër Khloe bëri një postim duke e quajtur gënjeshtare.

“Pse gënjen Jordyn? Nëse do të përpiqesh që ta shpëtosh veten publikisht, në vend që të më marrësh privatisht për të kërkuar falje, të paktën ji e sinqertë për historinë tënde. Ti je arsyeja pse familja ime u përça”, shkroi ajo në postimin e saj të parë në “Twitter”.

Me reagimin e fundit të Khloe, nuk dimë se kujt ti besojmë. Publiku është ndarë në dysh, disa besojnë versionin e Jordyn, disa mbrojnë Khloe.