Flet kryetari i Shoqatës atdhetare “Devolli”, Guri Seferi: Zona e Devollit me...

Flet kryetari i Shoqatës atdhetare “Devolli”, Guri Seferi: Zona e Devollit me resurse turistike dhe prodhime bio

2569
0

Guri Seferi ju jeni veprimtar dhe një njeri me ndjenja të theksuara dashurie për vëndlindjen tuaj, ju lutem mund të na thoni cfarë ju lidh kaq shumë me këtë vënd?

Faleminderit që më zgjodhët mua për këtë intervistë, duke më rifreskuar ndnjenjat për vëndlindjen time Arrëzën. E para që duhet të them është se: Ai që mohon origjinën (në rastin konkret), është I destinuar të vdesë. Kjo thënje më ka shoqëruar gjatë kohës që unë jam larguar nga fshati, ku dashuria për Arrëzën dhe arrëzarët që jetojnë atje. Unë në cdo minutë kujtoj atë vënd, ku kam lindur, ku kam mësuar të ec, ku kam marë mësimet e para, kujtoj shokët e vegjëlisë, kujtojmë njerërzit tanë, kujtojmë  vëndin ku kemi lojtur, ku kemi punuar, kujtojmë burimet e ftohta, livadhet, pyjet e haut, të lisit, të pishave dhe bredhave shekullorë, kujtoj ata njerëz puntorë dhe mikpritës të cilët me shumë mundim dhe sakrifica jetojnë në atë vënd dhe se braktisin, kështu unë dhe shumë të tjerë që jemi larguar nga fshati, ndjehemi fajtorë para tyre dhe kjo më shton më shumë mallin për vëndlindjen, për sakrificat e arrëzareve që jetojnë atje. Kjo më ka bërë që unë të mendoj cdo ditë se cfarë duhet të bëjmëe ne për të ndimuar fshatin tonë, të lënë pas dore nga politika e ketyre 27-viteve të demokracisë..

Ju gjithashtu jeni Kryetar i Shoqates atdhetare ” Devolli” mund të na paraqisni një rezyme të shkurtër se cfarë i ofron Devolli sot në përgjithesi një turisti?

Para se të jem zgjedhur Kryetar I Shoqatës Kombëtare Devolli (Në Kuvëndin e IV-të kësaj Shoqate , në 5 Dhjetor 2013), unë kam qënë si drejtues I një shoqate të fshatit Arrëzë të ngritur në Tiranë në vitin 1993, ku bënin pjesë të gjithë arrëzarët e larguar në vite. Kjo bëri që ne të mblidheshim herë pas here për të biseduar për hallet e njëri-tjetrit, apo dhe për të kujtuar vëndlindjen. Me vonë në vitin 1995, vendosëm që të mblidhemi në Liqeni në Tiranë në të Djelën e fundit të muajit Maj, te cdo viti, ku këtu I thirëm dhe arrëzaret që jetojnë në Durrës dhe Sukth. Ky takim I përvitshëm vazhdon dhe sot, por me një ndryshim që takimet kanë marë permasa të një Arrëze tjetër ketu në Tiranë, ku falë pjesëmarjes së madhe ku kalon nga 100-150 persona. Ishin këto takime që na afruan më shumë me njëri-tjetrin, por dhe na shtuan mallin për vendlindjen, keshtu që në vitin 2001, me deshiren e të gjithëve, vendosëm që të bëjmë një takim në Arrëzë ku të takohemi me bashkëfshatarët e atjeshëm, për të nxjerë mallin me ta, ky takim u la në datë 20 Gusht të cdo viti, si muaj pushimi, për të marë pjesë të gjithë arrëzarët e larguar. Si vënd u zgjodh “Dobergora” nje pyll I bukur me lisa dhe hahe shekullore, ku jo vetem Arrëza por dhe e gjithë zona e viziton si vend I shenjte. Sot ajo ka marë përmasat e një feste “Peligrinazhi” ku në atë ditë të 20-Gushtit vijnë 2000-3000 vizitore, arrëzarë, dashamirës nga fusha e Korcës dhe treva e Devollit, të huaj nga vëndet fqinj, por dhe nga Amerika e largët, Kanadaja, Australia dhe nga shumë shtete Europiane, të cilët kanë qënë shumë të interesuar për të qënë vizitorë, si turistë në këtë fshat me njerez mikpritës dhe me një pejsazh të mrekullueshëm turistik.

Ju sigurisht jeni me origjine nga Arrza që nga fotot në këto dite është kthyer në një bukuri të rrallë nëpërmjet fotove që ne shohim në rrjetet sociale, cfarë ofron Arrëza vëndlindja juaj në vecanti për turistët e huaj dhe Shqipëtarë?

E kam për nder dhe mburem me vendlindjen time, Arrëzen dhe për atë do punoj gjithë jetën time, për të ndimuar sado pak ata njeres dhe për ta bere më të aksesueshme Arrëzën në fushën e turizmit dhe të ekspozimit të resurseve të shumta turistike që ajo ka. Arrëza ka njerëz inteligjentë dhe të gjithë kerkojne te bejne sado pak te mira per Arrezen. Kete po e shikojme cdo dite ne ekspozimin qe vete arrëzarët prezantojnë në faqet sociale si: foto nga fshati në të gjitha stinët, foto nga pejsazhet e bukura turistike qe afron Arreza. Dashuria dhe malli për Arrëzën më ka bërë mua, por dhe arrëzarët e tjerë që sytë dhe mëndjen ta kemi gjithmonë atje. Për këtë në vitin 2001 unë kam nxjerë librin e parë,” Dashuri dhe Mall për Arrëzën”, ku pasqyroj origjinën dhe përbërjen e cdo fisi, anët gjeografike dhe historike, florën dhe faumën e atij fshati, toponimet e shumta dhe vlerat historike të tyre etj, Ne vitin 2013 kam insistuar pranë Agjensisë Kombëtare të Turizmit, për ta bërë pjesë të kësaj agjensie dhe Arrëzën, ku I kam dorëzuar, traditën dhe zakonet në fshat, ndërtesat karakteristike të ndërtuara me gure dhe rasa guri, plotësimin e nevojave për turistë,me 100 shtretër e 20 banesave me kushte te pranueshme, vendet e vecanta, për bukurine dhe historine që ato kane, pejsazhet natyrorë etj, ku këto mund ti gjesh në cdo moment ne faqen e agjensisë të turizmit, mjafton një klikim: “Arrëza dhe resurset e saj turistike”. Gjithashtu në vitin 2017 unë nxora librin e dyte me titull, “Shekulli I Vlerave Arrezare” ku pasqyrohen vlerat njerëzore dhe mjedisore ne shekullin e kaluar.

Sa të aftë janë arrëzarët të bëjnë atë që po bën sot Thethi, Zona e Valbonës apo dhe të tjera që pavarësisht se ju mungon infrastruktura ka frekuentim të jashtzakonshëm nga të huajt?

Folëm më lart për vlerat dhe inteligjencën e arrëzarëve, por dhe për vlerat turistike që ka zona, duke u bazuar në këto vlera, them me bindje se Arrëza dhe arrëzarët, jo vetëm që dinë dhe kanë mundësi për të pritur turiste, por natyra I ka falur mundësinë që të shfrytezojnë këtë “dhuratë”, mundësitë janë të shumta dhe këtë do e tregojë koha. Ne kemi një ndryshim me zonen e Veriut, por dhe me Dardhën tonë fqinje, ne kemi infrioritetin e pushtetit qëndror dhe vendor të cilët deri më sot, nuk kanë kthyer kokën për të ndihmuar këta banorë. Sot sipas projektit të qeverisë Shqiptare, Arrëza është futur  në këtë projekt të 100 fshatrave, ku shancet janë që dhe kjo zonë të jetë një nga zonat më atraktive për turistët vendas dhe të huaj, ky projekt do punë , do inisiativa, projekte, infrastrukturë rrugore, bashkëpunim me pushtetin vendor dhe qeverinë, për ta bërë më të aksesueshëm projektin e qeverisë, Në këtë kuadër ne po bashkëpunojmë me të gjitha instancat zbatuese të këtij projekti, gjithashtu po mbajmë kontakt me bashkëfshatarët për ti sqaruar dhe për të bërë projekte për të përfituar nga ky projekt. Nuk mund të ri pa falenderuar Ministrine e Mbrojtjes për investimin për urën në fshat, dhurate e kësaj ministrie, Fondacionin “Miqësia” nga Kuvajti për investimin për restaurimin e Xhamisë së fshatit.

A ka prespektivë për ndërtimin e rrugës lidhëse me Dardhën, ndërtimin e një piste skish modeste ?

Për sa i përket rrugës, është folur në 27-vitet e kaluara nga të gjitha pushtetet, sa herë ka zgjedhje, por na vjen mirë ta themi, sa pa patur detyrimin ligjor, me dëshirën dhe humanizmin që e karakterizon znj. Xhacka si Ministre e Mbrojtjes, do bëjë të mundur regullimin e rrugës Dardhë-Arrëzë 5.2 km me forcat e asaj ministrie. Unë nisem në punën time me moton: kerko në cdo institucion, se pa gjë nuk ngelesh. Kjo ka bërë të mundur që të zgjidhim disa gjëra për atë komunitet. Per këtë janë mbyllur të gjitha procedurat dhe pritet permirsimi I kohes, për të filluar puna. Gjithashtu ka mbi 3-vite që po diskutohet ndërtimi I një resorti për skij në zonën e Gramozit në afërsi të fshatit Nikolicë, i cili dhe ky fshat është në listën e 100-fshatrave. Ky projekt besoj se do jetë dhe në planin e qeverisë shqiptare për projektin e 100 fshatrave ku do të perfitoje dhe Arrëza. Për sa i përket interesimit te bashkëfshatarëve tanë për të investuar në Hoteleri dhe Restorante, unë jam I mendimit që nuk mungon dëshira dhe mundësia financiare, por do jetë koha dhe kërkesat për të bërë këtë.

A ka qasje për tërheqjen e investimeve nga të huaj apo nga investues ne fushën e hoteleri turizmit?

 Për sa i përket interesimit të të huajve për investim, kjo ka qënë deshirë e kohërave para që kur të huajt e kanë vizituar fshatin, por mendoj që do jetë infrastruktura rrugore dhe zbatimi I projektit të qeverisë shqiptare për 100-fshatrat, qe do bëjë të mundur investimet dhe kerkesat e të huajve dhe vëndas për të investuar.

A do jetë zona e Devollit e përfaqesuar ne panairin e turizmit në datë 24 -25 mars?

Zona e mrekullueshme e Devollit me njerzit shumë punetorë, kam bindjen se si në cdo panair, do jetë prezent dhe në panairin e turizmit në 24-25 Mars, për të ekspozuar jo vetëm resurset turistike të zonës, por dhe prodhimet bio që kjo zone prodhon, të cilat tërheqin turistë për ti provuar. Keto asortimente janë të shumta dhe shumë cilesore.

Dhe si përfundim një mesazh për të gjithë Shqipëtarët pse duhet të vizitojnë Devollin dhe Arrëzën?

Duke ju falenderuar për mundesinë që më dhatë për tu shprehur ,prezantuar resurset dhe mundesinë që fshati im Arrëza dhe më gjerë japin në cdo stinë për turistët e huaj dhe vëndas, Mendoj dhe shpresoj që asnjë vizitor në atë fshat nuk do zhgënjehet, por do kerkojë të shkojë prap duke sjellë dhe të tjerë me vete. Gjithashtu i bëj thirje dhe agjensive turistike që të bëjnë pjesë të paketës së tyre për të ekspozuar dhe vizituar Arrëzën dhe zonën përrreth.