Flet gjyshi i Marsidës: Jetonte vetëm me fëmijët, burrin e dytë e...

Flet gjyshi i Marsidës: Jetonte vetëm me fëmijët, burrin e dytë e ka në Gjermani. Nuk e dinim që kishte probleme

1400
0

“Unë e kam rritur me sakrifica. Ajo mund të më jetë ruajtur mua për të mos krijuar këto polemika. Por mund të ketë pasur. S’më ka thënë”.

Keto jane disa nga fjalet qe ka thene para mediave gjyshi i Marsida Qatjas, në banesën e së cilës mesnaten e te merkures u vra ish i dashuri i saj dhe u plagos shefi i sigurise se brendshme prane burgut te Durresit.

I pyetur nga gazetaret se si e mesoi ngjarjen, i moshuari ka thene se ngjarjen e ka marre vesh kete mengjes ne media.

“E morëm vesh në media. Ishte e papritur. Nuk më ka thënë asnjëherë gjë se mund të kishte pasur konflikt. Nëse do ma thoshte do i dilnim të keqes përpara. Ajo jetonte vetëm. Ka fëmijët e burrit të parë dhe ka një djalë me burrin e dytë. Ai është në Gjermani. Mund të ketë pasur por mund të ma ketë fshehur për të mos krijuar polemika. Është fëmija im. Mezi është rritur”-, eshte shprehur i moshuari.