Flet artistja dhe regjisorja Klodi Kadillari: ” Kam ardhur në këtë...

Flet artistja dhe regjisorja Klodi Kadillari: ” Kam ardhur në këtë akademi si një vajzë kurajoze për të marrë një tjetër eksperience

884
0

Në  specializimin tim 2-vjeçar në Kinematografi-Dokumentar dhe fotografi jam momentalisht duke xhiruar një dokumentar së bashku me 2 koleget e mia këtu në Itali-Sassari, mbi jetën dhe vështirësinë emigrantëve, kryesisht të djemve që vijnë nga Afrika.  Kur u hodh ideja e këtij dokumentari nga mjeshtri i Kinemasë italiane profesor Lorenzo Hendel, u emocionova dhe përgjigjes time -Se përse duhet të zhvillojmë, xhirojmë mbi një temë të tillë ju përgjigja:

-Sepse mbi të gjitha te kjo tematikë unë shoh vendin tim, Shqipërinë time, të afërmit e mi, vuajtjet dhe përçmimin e qytetarëve . Shoh sakrificën dhe mundin që bën çdo emigrant për  të ndihmuar familjen e tij. Pikërisht te këta djem që  vijnë nga një vend i largët, nga një kulturë e qytetërim tjetër, unë shoh dhimbjen dhe traumën që kaloi vendi im mbas vitit ’90 kujtoj imazhin e anijes se famshme… Falë profesorëve të mi si Lorenzo Hendel, Massimo Angelucci Cominazzini,Silvio Farina, Anselm Jappe, Marcelino Garau, Davide Bini…Unë po fitoj një tjetër eksperiencë kinematografike dhe artistike. Së pari po ndjej sigurinë e të qënit një regjisore -dokumentariste e ardhshme dhe po kuptoj që të bësh dokumentarë është gjëja më e  vështirë, emocionuese.  Ti fiton çdo ditë duke jetuar me historinë që ke zgjedhur të trajtosh, të  jetosh me personazhet reale 24 orë në 24… E përsëris dokumentari nuk njeh ngjyra,trillime apo deformim të historisë, dokumentari të bën të forcosh vetveten të mbash përgjegjësinë dhe të jetosh aty ku problemi dhe dhimbja bëhet njësh me ty. Ky vit është shumë i ngarkuar, i vështirë për mua dhe dy koleget e mia pasi jemi gati nga mëngjesi deri në mbrëmje me leksione dhe xhirime kryesisht në Sardenjë. Uroj dhe dëshiroj të mbaj premtimin që pas  dokumentarit të  sjell në skenë dramën time. Njëkohësisht pas diplomimit  tim këtu në Akademinë Mario Sironi të sjell të përkthyer në italisht romanin tim të dytë ”PENGU”. Kam ardhur në këtë akademi si një vajzë kurajoze për të marrë një tjetër eksperiencë,  t’i shërbej vendit tim aty ku më flet zëri i Nënës dhe lotët e mallit. Pasi kishte ndjekur dokumentarët dhe punët e mia artistike, një ditë marr një telefonatë nga Olbia. Ishte arbëreshi Agostino Chiafftella,  zëri i tij më solli një pjesë të gjakut tim. I pari Arbëresh i mbërritur në Sardenjë  me një kontribut  të veçantë për Operacionet e shërbimit në Olbia dhe së fundmi President i Avis Olbia Shoqata e Dhuruesve Vullnetare Italiane të Gjakut. Një  zë që transmetonte muzikalitet dhe me një shqipe të ruajtur deri në përsosmëri. Agositino u prezantua me mua me emocionin duke më thënë – Motër unë  nga data 26.10.2018 Presidenti i Shqiperisë z.Ilir Meta më dhuroi shtetësinë e mëmës time,  Qytetar Shqiptar me të drejta të plota….

Keto dite perfunduam xhirimet e nje filmi me metrazh te shkurter me regjisor Gabriele Loi ku ne kete film interpretova ne rolin e nenes përkrahë nje grupi artistesh te rinj te cilet besuan dhe vleresuan punën time fal mirnjohjes se profesoreve te mi Davide Binni dhe Silvio Farina.

 

Në këto ditë të nxehta po përgatitem fort krahas xhirimeve të dokumentarit së bashku me koleget e mia sezonin e provimeve të specializimit tim mbi dokumentarin dhe fotografinë. Do të  ishte e pamundur të vazhdoja këtë rruge pa një konsulencë, ndihmë morale dhe humane nga miku im i cili më ka qëndruar pranë në këto 2 vite të veshtira studimi z. Massimo Piermatteo ku gjej rastin për ta falenderuar qoftë edhe në heshtje.

Emocioni që përcillnin fjalët e tij të bënin që për pak minuta të dilje nga monotonia e studimeve dhe planet e xhirimit mbi emigrantët,  të jepnin një ide tjetër asaj të emigrimit të gjakut tonë dhe arritjet e emigrantëve shqiptarë nga kohët e hershme….

Falenderoj Akademinë Mario Sironi për mbështetjen, vlerësimin absolut që më ka dhënë si studente dhe një regjisore e ardhsme. Ndjehem e e vlerësuar në Fushën e Antropologjisë, Arketipit dhe së së fundmi në Estetikë, me temë Titulli ”Bukuria e trupit femëror” duke u nisur në bazë të të gjithë eksperiencës time në mbrojtje dhe emancipim të gjinisë femërore.