Flavia Nuraj, financierja socialdemokrate: Në 25 Prill, partitë e vogla garojnë me...

Flavia Nuraj, financierja socialdemokrate: Në 25 Prill, partitë e vogla garojnë me njerëz të mëdhenj

580
0

Flavia Nuraj jeni një ndër kandidatet për deputete në Partinë SocialDemokrate  e kryesuar nga z. Tom Doshi, përse zodhët këtë forcë politike farë ju shtyu?

Partia Socialdemokrate është një nga subjektet më të hershme politike dhe me kontribute në historinë e pluralizmit shqiptar. Edhe pse unë jam në një moshë të re, jam në dijeni të historikut dhe aktiviteteteve të kësaj partie qëne fillimet e saj. Mu përshtatën shumë me idetë e mia politike dhe ekonomike, parimet e programit të kësaj partie dhe filozofia e saj që shprehet nëpërmjet slloganit “NA JEPNI BESIMIN,TJU KTHEJME SHPRESEN”. Pra, mendoj se  PSD është një strehë që jo vetëm na bashkon ne si ekip politikisht, por dhe si anëtarë me moshë të re, ne  ndajmë mentalitete dhe botkuptime të përbashkëta, për mënyrën sesi mendojmë të ndryshojmë politikën, si të realizojmë reformat ne ekonomi, në sistemin e shëndetësisë, arsim, zhvillimin e teknologjisë dhe për integrimin europian të vendit . Dua të shpreh në këtë përgjigje dhe vlerësimet më të vecanta për politikanin Tom Doshi,  një shqiptar me zemër ide dhe botë të madhe. Ai ka parime të forta, intuitë dhe humanizëm të   veçantë. Ka  vlera që i mungojnë politikës shqiptare.

 

Kush është Flavia Nuraj ku jeni lindur shkolluar dhe familja prej nga vini?

I përkas një familjeje intelektuale  me origjinë Shkodrane . Edhe pse kam lindur dhe jam rritur në Tiranë, lidhjet me Shkodrën janë shum të forta dhe shpirtërore  pasi me 2 motra më të mëdha kemi kaluar shumë pushime të adoleshencës dhe fëmijërisë. Nga ai qytet kam trashëguar mikpritjen, humorin shume ndjesi estetike. Jam diplomuar për ekonomi agrare dhe po në administrim biznesi, kam mbaruar studimet Master. Kam marrë pjesë në trajnimeve konferenca  të ndryshme në sektorin e biznesit dhe ekonomisë në tërërsi. Ndërkohë familja ime përbëhet nga bashkëshorti dhe dy fëmijë të vegjël. Familja është krenaria dhe burim dashurie pa fund. Mendoj se gruaja është krijuar nga Zoti për të falur shumë përkushtim në jetë jo vetëm për familjen dhe njerëzit e sja por dhe për shoqërinë në tërësi. Frymëzimin për punë të mira,  njeriu e merr tek familja dhe kështu ndodhi dhe me mua kur vendosa të angazhohem në politikë.

 

Cila është eksperienca juaj profesionale dhe çfarë do të veçoni?

 

Kam punuar si ekonomiste që në bankat e Universitetit në disa kompani private me profile të ndryshme. Prej 10 vitesh drejtoj financat e një kompanie të njohur në fushën e ndërtimeve. Do të veçoja eksperiencën tepër të vlefshme që kam fituar në shkëmbimet me botën e  biznesit dhe zyrave të institucioneve që krijojnë raporte me kompanitë private. Në biznes cdo ditë është një.eksperiencë e shtuar dhe kupton nevojat emergjente që ka ky sektor për mbështetje nga politika dhe institicionet veçanërisht për lehtësimin e taksave.

Si u gjendët në kontakt me këtë Parti kush ua bëri ftesën ?

 Ftesën ma bënë disa miq të përbashkët qe kemi me drejtuesit e partisë.

 

Kishit kohë qe mendonit për tu përfshirë në politikë? A ishit përfshirë më parë me ndonjë fushatë apo zhvillime politike?

 

Jo është eksperiencë krejtësisht e re pasi unë jam shume fokusuar në punën e financiere dhe zhvillimeve në sektprin e ndërtimit.  Por politika më pëlqen, më frymëzon dhe e ndjek debatet dhe zhvilimet politike nga media dhe tashmë që aderoj në një parti më duke një.eksperiencë shumë tërheqëse. Mendoj se është një sfidë që ia vlen të përballesh. Njeriu ka nevojë të sfidojë dhe veten për të parë sa fuqi dhe forcë mendore ka .

 

Keni zgjedhur të kandidoni në Tiranë, në nr 36 përse ?

Në nje nga takimet e mia me strukturat dhe Z. Doshi u diskutua dhe ceshtja e numrit . Sipas Z. Doshi numri eshte zgjedhje preferenciale per secilin prej nesh pasi puna e kryer eshte me e vlefshme se vet numri . Per kete aresye zgjodha numrin e fundit ne liste qe mbeshtetesit e mi te me gjejne me kollaj pasi fleta e votimit eshte vetem me numra .

 

Përse mendoni se qytetarët duhet t’ju votojnë ju personalisht dhe Partinë tuaj, çfarë risie do të sillni? Cilat mendoni se janë armët tuaja më të forta ?

 

Unë mendoj se shqiptarët janë të lodhur dhe të pamotivuar me skemat e vjetra të politikës dhe me tri partitë e spektrit politik. Koha që të zgjerohet skema ka ardhur dhe duhet që shqiptarët të dëgjojnë më shumë alternativa dhe programe që të zgjedhin variantin më të vlefshëm dhe që  siguron stabilitet dhe  një tl tashme më të mirë për familjet e tyre. Risia që do të sjellim është  mentaliteti politik që kemi dhe ai është,  shërbimi dhe përkushtimi ndaj njerëzve. Një shtet social dhe.në.shërbim të njerëzve Deri më tani shqiptarët i kanë shërbyer politikës, interesave të saj të ngushta,  në vend që duhej të ishte krejt e kundërta. Pra politika në shërbim të njerëzve dhe realizim të premtimeve që i bëjnë atyre , sepse populli e mban finaciarisht politikën dhe politikanët me taksa . Shoh që njerëzit po na vlerësojnë dhe na mbështesin çdo ditë e më shumë. Takimet janë intensive dhe shumë mikpritëse nga komunitete të ndryshme. Në periferi kemi përkrahje dhe suport maksimal pasi njerëzit e gjejne veten dhe zgjidhjen e halleve të tyre  tek programi ynë, tek bisedat tona. Arma ime më e fortë është durimi dhe këmbëngulja. Çdo pune dhe qëllimi në jetë nuk i largohem deri sa ta realizoj me sukses… Nuk është në natyrën time ti shmangem përgjegjësive sepse në të kundërt nuk do i kisha hyrë politikës profesionit të financave

 

Cili është program i Partisë tuaj, kujt fushe mendoni se duhet t’i mëshoni më shumë?

 

Programi socialdemokrat bazohet mbi mendësinë e politikave të shërbimit përkujdesjes dhe mbështetëse për të siguruar  një  jetë më të mirë për shqiptarët. Programi i partisë sonë ka në fokus lehtësimin e taksave, shtetin social , zhvillimin e të rinjve dhe  politikat  në mbështetje të shtresave në nevoje. Ne duam që Shqipërinë ta shndërrojmë në një vatër të ngrohtë të sigurt dhe mikpritëse për të gjithë dhe jo vetëm të jetë vend komod për të pasurit. Arritja e një mirëqenieje dhe ngritja e të ardhurave për minimumin jetik të shtresave të varfëra, janë standarde kryesore për politikat tona.  Personalisht po angazhohem në debatin e politikave ekonomike dhe forcimit të tregjeve. Politikat për rritjen e këto këtyre sektorëve janë prioritet për punën tonë.  Ndërkohë partia jonë është shumë motivuese për përfshirjen e grave dhe vajzave në politikë.

Gjithmonë e kam menduar  si një dobi të madhe cdo kontribut që gratë dhe nënat ndërmarrin kur angazhon në vendimarrje të cdo fushe. Të gjitha gratë, nënat  në politikë duhet ti bashkojë qëllimi  për ta bërë Shqipërinë një vend me standardet jetese me një të tashme të sigurt dhe të ardhme europiane. Askush më mirë se një nënë e di se cfarë janë punët  e duhura  dhe vendimet për të.mirën e  fëmijve. Pra nënat aq edhe më mirë .Kur jane  profesioniste të suksesshme,  janë ato  politikane qe i duhen Shqipërisë

A keni ju modele në lidership apo në politikë çfarë vlerësoni tek ta?

Tek gratë politikane kam model ish sekretaren amerikane të shtetit Hillary Klinton edhe kancelaren  gjermane Merkel. Performanca e tyre si politikane,  komunikimi me publikun,  fjalimet. Modele të arrira në vendimmarrje politike . Autoriteti i tyre duket shum qartë dhe kanë arritur të krijojnë kredo të lartë tek shtetet e tyre.

 

Deri më tani ju keni ndjekur politikën shqiptare, kë politikanë vlerësoni dhe përse?

Ka politikanë si të majtë dhe të djathtë që kanë integritet dhe krijojnë përshtypjen të mira në.publik Disa ministre dhe deputete gra më krijojnë ndjesi të mira ,por më lejoni të shtoj faktin se dhe tek partia jonë deputeti Tom Doshi ka krijuar një portret të dashur popullor, nënkryetari Bejtja është një personalitet i fushës së tij, politikan i mënçur dhe ekipi politik kandidat në zgjedhje , edhe pse i ri në moshë është i përzgjedhur dhe plot kapacitete.

 

Ju jeni një zonjë në karrierrë, një nënë një bashkëshorte sa e vështirë është për të përballur këtë trinom?

Ka shumë sfida të.përditshme, por me vullnetin dhe këmbënguljen që.më karakterizon ia dal mbanë. Gjithmonë.përpiqem ti jap gjërave rëndësinë dhe vëmendjen ë.meritojnë kam energji pozitive dhe dëshirë të mirë në raporte profesionale dhe me njerëzit në.tërësi. familjen  përpiqem ta mbaj prioritet në çdo kohë.  Në këtë aspekt mendoj se gruaja ka aftësi të jashtëzakonshme për tia dalë në krye të shumë punëve , sepse jo më kot Zoti i ka dhënë misionin e vazhdimësisë së jetës. Ato kanë vullnet dhe këmbëngulje të madhe. Unë konstatoj me shumë kënaqësi që gratë janë kthyer faktor vendimtar në ecurinë e sektorëve kyç të ekonomisë.

 

Cilat janë hobet dhe pasionet tuaja?

Udhëtimet veçanërisht në male, natyrë por dhe eksplorimi i destinacioneve të vecanta turistike. Më.pëlqen të vizitoj muzetë dhe sitet arkeologjike.  Pasion është dhe gatimi si dhe edukimi i fëmijëve me art dhe estetikë

Nese nuk do të përzgjidheni deputete, do ta vijoni betejën më vonë apo…me çfarë do të vijoni të merreni?

Them se rruga e nisur do të jetë qëllim im me këmbëngulje për tu angazhuar në debatet dhe vendimmarrjen politike të partisë. Jam e bindur se dhe nga sondazhet si dhe vlerësimet dhe përkrahja në terren PSD do të ketë përfaqësim të konsiderueshëm në parlament dhe në nivelet e larta të administratës së ardhshme.