Aktualitet

Flasin shoqet e Hafizit, gjyqtares së vrarë: Fëmijët ktheheshin të terrorizuar nga babai, Fildesi i çonte te psikologu

By admin

September 04, 2017

Pas vrasjes së gjyqtares së Shkodrës, Fildes Hafizi, nga ish-bashkëshorti, kanë dalë dëshmi të tjera nga të afërmit e saj. Dy shoqet e viktimës me profesion prokurore janë marrë në pyetje nga prokuroria.

Shtetasja E.N. ka treguar se Fildesi ndihej e frikësuar dhe shpeshherë thoshte se i shoqi do ta vriste. Gjithashtu fëmijët ishin të frikësuar dhe ktheheshin të terrorizuar nga takimi i tyre me babain.

Më tej shoqja e saj ka shtuar:

“Kur fëmijët iknin te babai ktheheshin të terrorizuar dhe Fildesi i çonte te psikologu”.

Sipas saj, arsyeja që çoi Kasemin drejt vrasjes ka qenë pikërisht divorci, të cilin ai nuk e pranonte.

Duke u nisur nga dëshmitë e mikeve të saj, prokuroria do të marrë edhe dëshminë e psikologes së fëmijëve./Blitz.al/