Lajme

Flasin ekspertët: Këto janë tre ushqimet që nuk duhet të konsumoni para se të kryeni marrëdhënie intime

By vizional

July 08, 2019

Para se të kryeni marrëdhënie seksuale nuk duhet të konsumoni disa ushqime, pasi këto ndikojnë për keq në performancën tuaj në shtrat.

Një studim i kryer së fundmi ka arritur në përfundimin se cilat janë tre ushqimet që ‘’vrasin’’ dëshirat seksuale.

Në vendin e parë renditet çokollata. Ndaj në se doni të keni një natë të zjarrtë mos konsumoni çokollatë para se të kryeni marrëdhënie seksuale.

Sipas mjekëve çokollata frenon sekretimin e testosteronit tek meshkujt dhe si pasojë ata shfaqin problem me ereksionin.

Në vendin e dytë renditet djathi. Të konsumosh djathë para se të kryesh marrëdhënie seksuale është një ide e keqe si për meshkujt ashtu dhe femrat sepse pasi të keni përfunduar aktin seksual do të  përfundoni me dhimbje barku nga pas.

Dhe në vendin e tretë dhe të fundit renditet kafja. Kjo sepse kafja rrit nivelin e ankthit, sidomos tek disa persona.

Por tek meshkujt ajo ul edhe nivelin e testosteronit dhe kuptohet se kështu ulet edhe dëshira seksuale.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/