Fjalët e saj për Tean dhe Beartin u konfirmuan/ Ja reagimi i...

Fjalët e saj për Tean dhe Beartin u konfirmuan/ Ja reagimi i Shqipes

199
0

 

Ditën e djeshme u vërtetuan akuzat e Shqipes se Tea është e lidhur me Beartin, jo me Andin. Në rrjet qarkulluan foto të dyshes duke u puthur, ndërkohë që vetë Bearti konfirmoi lidhjen.

 

Pas publikimit të fotove, komentuesit janë kthyer kundër Teas, duke u shprehur “U talle me një Shqipëri të tërë!” Po këta komentues i kanë kërkuar falje Shqipes, sepse doli që ajo kishte të drejtë. Pasi “bomba” e saj shpërtheu, ish-konkurrentja ka reaguar në mënyrë indirekte.

 

Shqipja ka publikuar disa foto në Instagram, me përshkrimin e të cilave vë në pah karakterin e saj të drejtë. “Besoj në të bërit gjëra të drejta, ky është karakteri dhe personaliteti im”, ka shkruar ajo.

 

Po ashtu, ish-konkurrentja ka publikuar një video, krahas së cilës ka shkruar: “Në një botë ku të gjithë veshin maskë, është privilegj të shohësh një shpirt!”.