Fjala e tij ka peshë

Fjala e tij ka peshë

428
0

Nga Bejdo Malo

Njeriu çmohet nga ajo që bën.   Këtë lloj çmimi  ka dhe personaliteti i biznesmenit  Flamur Hoxha. Ai është një nder figurat më të spikatura të Partisë Demokratike. Një zotëri me pamje shumë fisnike, gjithmonë i veshur me shumë shije, me fjalën në kohën e duhur me kortezi dhe politesë ekselente në komununikimin me çdo njeri, zoti Flamur ka ndërtuar figurën e njeriut dhe politikanit të duruar të lidhur fort me hallet e njerzve. Me një përvojë të gjatë perndimore  me formim në fqinjin tonë Itali, me biznes të konsoliduar dhe korrekt ka lënë gjurmë kudo ka qënë. Me nj cv dhe pasaportë prej njeriu serioz ai është një prej kandidaturave më serioze te PD, për 2021. Por ai ka një kontribut të jashtëzakonshëm për promovimin e vlerave kulturore dhe patriotike të Qarkut të Kukësit dhe për shkrimtarët e pushkatuar nga diktatura. Si filantrop  ai ka bërë gjithçka që Havzi Nela të zërë vendin që meriton. Ka sponsorizuar botimin e veprës së plotë të Havzi Neles. Po ashtu ai spinsorizon një revistë letrare të përdymuajshme shumë dinjitoze  që është një nga botimet letrare më serioze në median Shqiptare. Në këtë revistë gjen gjithçka nga letërsia e huaj dhe vlerat e këtij kombi. Flamur Hoxha tashmë është plotësuar dhe si politikan. Fjala e tij ka peshë. Ajo që ai bën është shumë njerëzore, dhe u shërben qytetarëve shqiptarë. Mënyra se si e shikon dhe vlerëson realitetin shqiptar Flamuri është tërësisht perndimore.

Shperndaje