Lajme

Fitore , të mërkurën finalja

By vizional

November 16, 2020

Kombetarja  ka marrë tri pikë të artë në xhiron e parafundit në Nations League dhe tani do të kërkojë play-offin në takimin e fundit, kundër Bjellorusisë.

Shqipëria e ka fituar finalen e parë.

Kuqezinjtë kanë rrëmbyer pikët e plota në ‘Air Albania’, duke e mposhtur 3-1 skuadrën e Kazakistanit.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 16’, Sokol Cikalleshi shënoi për 1-0.

Pak minuta më vonë, në atë të 23’, Ardian Ismajili e shënoi golin e dytë për SHqipërinë, derisa të parin me fanellën Kuq e Zi.

Teksa festonin Kuqezinjtë, mysafirët shënuan gol të bukur për 2-1.

Aibol Abiken e shokoi Etrit Berishën duke shënuar nga gjysma e fushës, ndoshta golin më të bukur në Nations League.

Sido që të jetë, ishte nata e Shqipërisë dhe në minutën e 63’, të besuarit e Edi Reja e gjetën edhe njëherë golin.

Rey Manaj shënoi nga pika e bardhë për 3-1, penallti e fituar nga Abrashi.

Me këtë fitore, Shqipëria ka shkuar në kuotën e tetë pikëve, dy më pak se lideri Bjellorusia që e ka mposhtur Lituaninë.

Të mërkurën pra do të luhet tashmë finalja mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë, ku Kuqezinjtë do të kërkojnë fitoren për të arritur në play-off të Nations League në Ligën C