Lajme

Fitore me dore ne zemer, Tirana në krye të Superligës

By vizional

February 21, 2020

Tirana ka fituar me përmbysje 2-1 ndaj Kukësit në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Kategorinë Superiore.

Bardheblutë zhvilluan një ndeshje spektakolare ku vetëm gjatë minutave të fundit shënuan dy golat e fitores me anë të Idriz Bathës (84’) dhe Agustin Torassës (86’).

Pas kësaj fitore, Tirana merr kryesimin e Superligës me 44 pikë të grumbulluara, dy më shumë se Tirana e vendit të dytë.