Fitoi 4 milionë dollarë në lotari, ja cili ishte ‘triku’ që 60...

Fitoi 4 milionë dollarë në lotari, ja cili ishte ‘triku’ që 60 vjeçari përdori kur bleu biletën në internet

287
0

Një burrë nga Karolina e Veriut në SHBA, ka fituar xhekpotin prej 4 milionë dollarë në lotari, pasi që përdori numrat që i kishte marrë nga “ëmbëlsirat e fatit”.

Gabriel Fierro, 60-vjeç nga Cornelius, fitoi ëmbëlsirat gjatë vizitave në një restorant të quajtur Red Bowl në Charlotte.

Fierro tha se vendosi të rrezikojë dhe të luaj numrat që i gjeti në letrat brenda ëmbëlsirave, duke u thënë zyrtarëve të lotarisë së Karolinës së Veriut se ka ndjerë një lloj inspirimi.

Veterani i luftës që shërbeu në ushtri për 32 vite, ka blerë tiketën fatsjellëse në internet për dy dollarë dhe shtoi opsionin Megaplier prej një dollari.

“Fillimisht fitoi një milion dollarë, por xhekpoti u katërfishuar ndërkohë kur ai fitoi 4x Megaplier”, thuhet ndër tjera në kumtesë.