Ajo është një nga moderatoret më të pëlqyera për publikun shqiptar dhe gjithashtu një ndër më të sinqertat. Bëhet fjalë për Fiori Dardhën, e cila është bërë pjesë e rubrikës së Instagramit “Më bëj një pyetje”, ku është rrëfyer si asnjëherë më parë. Dikush nga fansat e ka pyetur gazetaren se si është njohur me bashkëshortin, ndërsa gazetarja nuk ka ngurruar të tregojë se ai ka qenë pedagog në Universitetin e Arteve, gjatë kohës që Fiori ishte studente.
“Jemi njohur në Universitetin e Arteve, unë isha studente, ai pedagog. Nuk më ka dhënë mësim”, ka treguar Fiori.