Finlanda shkruan historine, skandinavet kualifikohet në Europian

Finlanda shkruan historine, skandinavet kualifikohet në Europian

361
0

Raundi kualifikues i fazës së grupeve të Euro 2020 ka prodhuar mjaft surpriza.

Mbrëmjen e djeshme, Finlanda ka shkruar historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në Europian. Kombëtarja skandinave mposhti 3-0, në takimin e xhiros së 9-të, Lihtenstejnin, duke siguruar edhe matematikisht kualifikimin.

Kur ka mbetur edhe 1 takim për të zhvilluar, Finlanda pozicionohet në vendin e dytë me 18 pikë, 7 më shumë se kundërshtari i radhës, Greqia.

Kampionët e Europës në vitin 2004 zhgënjyen në këtë fazë eliminatore, ku së bashku me Bosnje Hercegovinën dhe Italinë, e cila u kualifikua ishin pretendentet e grupit J, për të arritur finalet e Europianit që zhvillohet vitin e ardhshëm.