“Financim 100% nga shteti”/ Manastirliu jep lajmin e mirë: Realizohet për herë...

“Financim 100% nga shteti”/ Manastirliu jep lajmin e mirë: Realizohet për herë të parë implanti koklear për fëmijët që nuk dëgjojnë

367
0

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dha lajmin e mirë se është realizuar për herë të parë implanti koklear falas për fëmijët që nuk dëgjojnë.

Ministrja tha se ndërhyrjet e rralla janë realizuar tek 5 fëmijë nga mosha 2-7 vjeç në shërbimin e Otorino-Laringologjisë në QSUT apo siç njihet si Spitali Francez.

Ministrja Manastirliu vlerësoi punën e stafeve mjekësore dhe garantoi financimin nga shteti të paketës së implantit koklear.

“Për mua është ndër lajmet më të gëzuara që ja mbërritëm kësaj dite për të realizuar implantin koklear. Kjo është realizuar falë ekspertizës së mjekëve por edhe mbështetjes së qeverisë për sigurimin e financimit  për paketën falas të implantit koklear. Janë pesë fëmijë që do t’u rikthehet dëgjimi dhe integrohen plotësisht në jetën sociale dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim këtë paketë falas”, tha Manastirliu.