Filmi “Fighting for Love” se shpejti ne ekranin e madh ne Amerike

Filmi “Fighting for Love” se shpejti ne ekranin e madh ne Amerike

2246
0

“Fighting for Love”, është titulli i filmit të ri shqiptaro-amerikan, me skenar dhe regji të shqiptaro-amerikanit z.Fatmir Bardhoci.  Traileri u prezantoi  të dielën në darkë të xhirimeve të deritanishme. Xhirimet e filmit kanë startuar në Amerike për të vijuar në Shqipëri me aktorët kryesore si: mjeshtri ndërkombëtar Fatmir Bardhoci, Mjeshtri i tij, Korean Jugori: Ko Eui Min, mjeshtri më i madh në botë, 6 herë pjesëmarrësi në lojerat olimpike Shaban Sejdiu, 14 here kampioni i botës në Kick Thai box, Azem Maksutaj. Filmi është prodhim i kompanisë filmike Fati Film Production në New York.   Aktorë të mirënjohur në skenat botërore të filmave action, Japonezi Akihiro Haga me ekipin e tij STUNT team, Aktoret STUNT Jakup Muja, Sam Youl dhe Mehedin Selimi, të cilët do të vijnë në Shqipëri enkas për të xhiruar pjesë nga filmi. Nuk mungojnë aktorët e ekranit shqiptar, si:, Bruno Shllaku, Besmir Bitraku, Mimoza Marjanaku dhe Freskida Miloti.  Filmi “Fighting for Love” tematikë kryesore ka ngritjen e imazhit të shqiptarëve në botë, evidentimin e trashigimisë kulturore të pellazgëve në artet luftarake si dhe bashkejetesën fetare si fenomeni i  rrallë i jetuar vetëm nga shqiptarët.

Filmi “Fighting for Love” flet për historinë e jetës së një të riu nga një qytet verilindorë  i Shqipërisë siç është Kukësi.

Personazh kryesor është Ilirit, një 15 vjeçar i motivuar nga filmat aksion të Van Dame, i traumatizuar nga varja e poetit të cilën e pa me sy në vitin 1988, vendos të ikë i vetëm nga Shqipëria pikërisht ditën kur gjyshi i tij vdes. Arrin të largohet nga Kosova në Gjermani ku edhe njihet për herë të parë me artet marciale. Ëndrra e tij ishte të shkelte në tokën e endrrave, Amerikën. Këtë ëndërr e bën realitet vetëm mbas 30 vite përpjekjesh e pune.

Njihet me një femër me prejardhje shqiptare e cila, luan një rol të dyfishtë. Në njerën anë e dashura e bosit të mafias e detyruar, e droguar, në anën tjetër e dashuruar me personazhin i cili rrezikon jetën e tij për t’a shpëuar atë nga kthetrat e mafias. Xhirimet e tjera do të vazhdojnë në Amerikë.