Fillon sonte, çfarë rezervon moti për ditët në vijim

Fillon sonte, çfarë rezervon moti për ditët në vijim

357
0

Pas reshjeve të dendura të shiut që mbizotëruan në vend, në tre ditët në vijim do të mbizotërojë acari.

Meteoalb raporton se gjatë orëve në vijim vendi do të përfshihet nga temperatura të ulta dhe reshje të dendura dëborë në pjesën lindore dhe veri-lindore të tij.

Reshjet e dëborës pritet të fillojnë mbrëmjen e datës 13 janar dhe do të përfshijnë malësinë e Tiranës, Përrenjesin, Pogradecin si edhe të gjithë pjesën lindore dhe veri-lindore të Shqipërisë.

Stacionet meteorologjike rajonale bëjnë me dije se parashikohet që në zonat në fjalë të bjerë 2 deri në 3 cm/ orë.