Fillon seanca tek Krimet e Rënda, Lul Berisha përballet në gjyq me...

Fillon seanca tek Krimet e Rënda, Lul Berisha përballet në gjyq me atentatorin

543
0

Lulëzim Berisha është paraqitur ditën e sotme në sallen e Gjykatës së Krimeve të Rënda në seancën ndaj atentatorit të tij Ahmet Ajeti. Senaca e fundit për Ajetin u shty për në ditën e sotme për shkak se Lul Berisha nuk u paraqit në Gjykatë. Sipas motrës së tij, ai nuk ishte në Shqipëri por referuar të dhënave të sistemit TIMS Berisha rezultonte brenda vendit. Në seancën e sotme pritet përveç Lulëzim Berisha të dëshmojë edhe Adriatik Coli, Sardian Sulejmani dhe Endrit Dokle. Ndër këta dëshmitarë, Coli është i penduari i drejtësisë dhe prej vitesh është nën ruajtjen e shtetit me status të veçantë.  Ahmet Ajeti u ekstradua nga Interpol Tirana më 20 korrik nga Prishtina në Rinas dhe nga ajo ditë mbahet i izoluar në qelitë e burgut 313 në Tiranë. Ajeti tentoi të vriste Lul berishën në 30 gusht të viti 2005. Ahmet Ajeti dhe Osman Korpuzi u nisën nga Tirana drejt Durrësit me porosi nga dy persona për të vrarë Lul Berishën. Në afërsi të kafenesë ku ndodhej Lul Berisha, Ajeti u konfliktua me disa persona të tjerë dhe në konfortim e sipër ka plagosur veten e tij me pistoletë.