Fillojnë protstat. Të hënën në 8 korrik Shqipëria në protestën e radhë...

Fillojnë protstat. Të hënën në 8 korrik Shqipëria në protestën e radhë së opozitës

437
0

Të hënën ora 20 PD në protestë para kryeministrisë. Opozita bëhet gati për një valë të re protestash dhe për fushatë elektorale per 13 tetorin.

Lulzim Basha mblodhi pasditen e së mërkurës kryetarët e bashkive më të cilët diskutoi hapat që do të ndiqen në vijim , ndërsa kryeministri Rama po përgatit të zgjedhurit e tij te rinj lokalë të shkojnë në zyraat e drejtuesve lokale. Gjate diskutimeve është rënë dakord që  kryebashkiakët e djathtë të dalin me një qëndrim: mosnjohje e 30 qershorit dhe përgatitje për  zgjedhjet e 13 tetorit.  Ata janë zotuar të bëhen gati per fushatëën e re elektorale , ndërsa kanë bërë e ditur se nuk do të lirojnë zyrat me argumentin se 30 qershori ishte në paligjshmëri të plotë në kundërshtim me dekretin presidencial  që anuloi datën dhe caktoi 13 tetorin si datë të re zgjedhjesh .

Burime brenda mbledhjes së Bashës me kryebashkiakët bëjnë të ditura se PD do të organizojë si fillim një protestë kombëtare të ngjashme me ato që janë zhvvilluar nga 16 shkurti e deri më 21 qershor. Mësohet se drejtuesit lokalë kanë rënë dakord me këtë propozim , i cili u është kaluar për vendimarrje edhe kryetarëve të degëve të PDse. Vendimi më pas do t’i kaloje strukturave të tjera drejtuese të kesaj partie.