Fieri i ngre këngë Erdoganit, grupi i veshur me fustanellën labe: Ankaraja...

Fieri i ngre këngë Erdoganit, grupi i veshur me fustanellën labe: Ankaraja tregoi dashurinë, Shqipërisë iu gjend pranë si nëna për evlanë…

316
0

Spitali i ri që do ndërtohet në Fier nga presidenti turk, Erdogan nuk ka pasur vetëm persona që nuk e kanë pritur mirë, siç ishin banorët e zonës që dolën në protestë. Ka dhe nga ata persona që janë ndjerë mirënjohës madje kanë dashur që të bëjnë diçka për ta falenderuar. Ky është rasti i të polifonisë, Guri Rrokaj i cili ka kushtuar një këngë Erdoganit ku e falenderon për ndërtimin e spitalit që do bëhet në Fier.

 

TEKSTI I KËNGËS:

 

Lajmi bukur mori dhenë, në gjithë botën sot po zjen

Erdogani tha me gojë, Shqipërinë do ta ndihmoj

Shteti turk dhe Ankaraja tregoi dashurinë e saj

Shqipërisë iu gjend pranë, porsi nëna për evlanë

 

Në Turqi tek gjysmëhëna, Erdogan nuk bën më nëna

Burri i besës që s’të fal, tha të bëhet një spital

Lacin po nge në themel me gjithë lagje krejt po del

Do bëjë spitalin në Fier për të gjithë vilajetin

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky Rexhep Taip Erdogan Presidenti turk me famë,

Për Shqipërinë do mbesë ikonë, sa more sa malet të rrojë!