Lajme

Feston 45-vjetorin e lindjes, ja çfarë i uron vetes Aurela Gaçe

By vizional

October 16, 2019

Aurela Gaçe me këtë datë feston ditëlindjen, ajo ka mbushur plot 45 vjet jetë, shkruanSyri Kosova.

Me këtë rast, këngëtarja ka publikuar një fotografi, të cilën e ka realizuar në palestër dhe shkruan disa fjalë.

Ajo thotë se këto doreza janë simboli i të jetuarit për të, ndërsa ka një urim të veçantë për veten.

Postimi i saj, pa ndërhyrje:

“Sot ,45 vjeç [????] [????] [????] . Mund te kisha zgjedhur çdo lloj fotoje per kete dite, por kjo ,me “doreza” ne duar ,eshte simboli i te jetuarit per mua.

Keshtu, e djersitur, pa masken e perfituar nga grimi, duke luftuar per me te miren, per te realizuar veten , per te ndertuar gjithçka jam, me rrëzime e ngritje , …..keshtu i kalova keto 45 vjet….e tani ,pa i hequr “dorezat” nga duart , uroj te jem sa me gjate prane familjes time te shtrenjte.

Ky eshte I vetmi urim qe i bej vetes eshte, te jem ketu, te shoh femijet te rriten, të jem me vajzat ne hapat e veshtire e te bukur te jetes.

Te jem prane femijeve te mi, ashtu sic prinderit e mi ishin e jane me mua .

Kaq dua vertete [????] , vetëm jetë. Po te kemi jete e shendet, pastaj te tjerat dihen…..”dorezat ” ne duar, e forca perpara