Festivali RTSH/ Agim Doçi: E bëra teksin me porosi të Vera Grabockës

Festivali RTSH/ Agim Doçi: E bëra teksin me porosi të Vera Grabockës

214
0

Përgatitjet për Festivalin e Këngës në RTSH po shoqërohen me shumë kritika për organizatorët. Këtyre zërave iu është shtuar edhe tekstshkruesi Agim Doçi.

Ai ka rrëfyer në emisionin ‘Thumb On’, se si qëndron e vërteta për tekstin e këngës së Eli Farës dhe Stresit. Ai tregoi se tekstin e shkroi me porosi të Vera Grabockës, por më pas ia refuzuan, duke ia kaluar Rozana Radit.

Ata ma kërkuan këngën. Zonja Grabocka i kishte thënë shkoni tek Agim Doçi dhe bëni një këngë me titull “Bohem”. Të dy janë Bohem ata. Janë shpirt binjak. Ua dhashë tekstin. E pëlqyen shumë. Isha nja dy javë në ShBA, kur u ktheva nga andej më thanë: jo, tesktin po e bën Rozana Radi. I lumtë, i thashë dhe Rozana din me ba tekste”, tha Doçi.

I pyetur nëse ishte mërzitur me këtë fakt, ai ka thënë se s’ka nevojë famë.

Përse të jem i mërzitur, unë s`kam nevojë për famë. Për më tepër përse të mërzitem kur Rozana është mbesa e mikut tim të ndjerë Françesk Radit. Nuk e di përse teksti im s`i pëlqeu. Mbase s`ishte luksoz. Mbase u ka ardhur era e çorapeve të leshit”, tha poeti i mirënjohur.