Festat e Pavarësisë dhe Çlirimit të atdheut tonë të shtrenjtë Shqipëri në qytetin e Brescies, kaluan çdo parashikim të mundshëm! Dhe arsyet ishin të shumta. Në një ambient shumë të ngrohtë dhe vëllazëror, u mblodhëm së bashku qindra e mijëra shqiptarë reth flamurit tonë Kombëtar dhe me krenari festuam dy festat tona Kombëtare, nën tingujt e perlave të muzikës tonë popullore të zgjedhura nga muzikantët e talentuar Gezim Kaso, Visi Zogla dhe Ilir Laci .
Na nderuan me ardhjen e tyre në festë, të ftuarit e nderit :
- Anila Pojani , Konsulle e Përgjithshme e Konsullatës Shqiptare në Milano.
2.Leziana Beltoja , specialiste pranë Konsullatës Shqiptare ne Milano.
- Marco Fenaroli, assesore casa participazzione di comune di Brescia.
4.Drejtoresha Monica Franca Guzzini Turelli
- Prof.Fausto Minelli nga liceo, Lorenzo Gilli di Rovato.
Të cilët përshëndetën dhe vallëzuan së bashku me ne, me rastin e festave të 28-29 Nëntorit.
Kënaqësinë dhe bukurinë festës ja shtuan grupi valltarë i fëmijëve i përbërë nga Amantja Qeveri, Sabrina Cela dhe Daniele Qeveri. Falënderoj të gjithë pjesëmarrësit në festë, duke filluar nga grupi muzikës i kryesuar nga bilbili Gëzim Kaso, Visi Zogla dhe Ilir Laci duke vazhduar me të ftuarit e nderit, stafin drejtues të shoqatës, por mbi të gjitha valltarët e vegjël, të cilët kërcyen dhe recituan shumë bukur.
Presidenti i Shoqates: Ahmet Bendo