Fermerët ngrihen në protestë, bllokojnë rrugën në Lushnje

Fermerët ngrihen në protestë, bllokojnë rrugën në Lushnje

310
0

Fermerët e Lushjes janë ngritur sot sërish në protestë, ashtu siç e kishin paralajmëruar.

Të revoltuar ata kanë bllokura rrugën dhe akuzojne qeverinë per falimentimin e tyre. Në vendngjarje ka forca të shumta policie të cilat kanë tentuar të largojnë protestuesit e shumte nga rruga.

Kujtojmë se prej disa ditësh grumbulluesit e qumështit kanë bojkotuar mbledhjen, ndërkohë qe në proteste janë bashkuar edhe fermerët e produkteve të tjera të Lushnjes dhe zonave perreth.

Ata kërkojnë uljen e TVSH për qumështin. Protesta është duke u zhvilluar pranë Rotondos në hyrje të qytetit të Lushnjes.