Fermerët e Lushnjës dhe Rrogozhinës kanë protestuar sërish sot, duke kundërshtuar ndryshimin e TVSH për prodhuesit e qumështit.
Në shenjë proteste fermerët derdhën qumështin në rrugë, ndërkohe që kërkuan tërheqjen e këtij vendimi nga qeveria.
Protestuesit kanë bllokuar aksin kryesor rrugor duke mbajtur nëpër duar pankarta me shkrimin: “nafta e traktorit tim e ka çmimin njësoj si nafta e benzit tënd”, “Ulje me 14 % të çmimit për fermerin”.